Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Dërgohet ushqim në Siri


Pamje nga shkarkimi i ndihmave me ushqim nga një aeroplan amerikan

Pamje nga shkarkimi i ndihmave me ushqim nga një aeroplan amerikan

Agjencia e Programit Botëror për Ushqim e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar sot se do të dërgoj ndihmë në ushqime për 500 mijë njerëz në Siri, gjatë javëve të ardhshme, që paraqet rritje për 10 herë më shumë krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2011.

Kjo agjenci tha se do të fokusohet në hapësirat e prekura nga konflikti, që po vazhdon në Siri, përfshirë qytetet Homs, Hama, Idleb dhe Damask.

Refugjatët sirianë në Jordaninë fqinje kanë filluar të marrë porcione të ngrohta të ushqimit këtë javë.

Sipas Programit Botëror për Ushqim, edhe para goditjes së dhunshme të qeverisë së Sirisë kundër protestave, që filluan para një viti, afro 1.4 milionë sirianë e kishin pasur të vështirë të gjejnë ushqim të mjaftueshëm për shkak të thatësirave nga vitet e mëparshme.

Kjo agjenci ka shprehur “shqetësim të thellë” se uria mund të përhapet edhe më tepër.
XS
SM
MD
LG