Ndërlidhjet

SHBA: Pritet fitore e Romnit në pesë shtete


Mit Romni gjatë një fjalimi

Mit Romni gjatë një fjalimi

Fitorja e pritur e ish guvernatorit të Masaçusetsit, Mit Romni, në garën republikane për nominimin e kandidatit për zgjedhjet presidenciale në pesë shtete, duket se përfundimisht do t’i mundësoj atij fokusim të plotë në fushatën kundër presidentit Barak Obama.

Romni dhe Obama tashmë janë të angazhuar në betejë të rëndë, intensiteti i së cilës, sipas të gjitha gjasëve, do të shtohet gjatë periudhës së ardhshme deri në zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor.

Sot mbahen votimet në Konektikat, Delaver, Nju Jork, Pensilvani dhe Rode Ajlend, që mund të ndikojnë që Mit Romni ta shtoj numrin e delegatëve dhe t’i afrohet numrit prej 1144 delegatëve, që i duhen për tu bërë i nominuari zyrtar i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale.

Pas tërheqjes së ish senatorit Rik Santorum nga gara, tash Romnit i kanë mbetur vetëm dy rivalë: Njut Gingriç dhe Ron Pol, që me numër të delegatëve dhe në hulumtimet e opinionit janë shumë më dobët se Mit Romni.
XS
SM
MD
LG