Ndërlidhjet

Siri: Raporte për dhunë të re megjithë armëpushimin


Pamje e gjakut afër një veture të dëmtuar në Damask pas një shpërthimi të sotëm
Pamje e gjakut afër një veture të dëmtuar në Damask pas një shpërthimi të sotëm
Ka raporte për dhunë të freskët në Siri, përkundër armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji.

Aktivistët sot kanë raportuar se afro 60 vetë janë vrarë nga predhat dhe të shtënat e forcave qeveritare.

Shumica e vrasjeve kanë ndodhur dje në qytetin Hama.

Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror ka raportuar për shpërthimin e një veture, me ç’rast janë plagosur së paku tre vetë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Damask.

Në raport, për këtë shpërthim, fajësohen “terroristët e armatosur”.

As pretendimet e opozitës e as ato të qeverisë nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG