Ndërlidhjet

Presidenti i Tunizisë: Asadi ka “përfunduar”


Presidenti i Tunizisë Moncef Marzuki

Presidenti i Tunizisë Moncef Marzuki

Presidenti i Tunizisë, Moncef Marzuki, thotë se Bashar al-Asadi, i ballafaquar me presion të fuqishëm ndërkombëtar lidhur me kryengritjen më se njëvjeçare kundër sundimit të tij, ka “përfunduar” si president i Sirisë.

Mëtutje, në një intervistë për të përditshmen Al-Hajat” në gjuhën arabe, lideri i Tunizisë tha se Asadi duhet të tërhiqet nga pushteti, i gjallë apo i vdekur.

Sipas tij, aleatët e regjimit të Sirisë, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, “duhet ta kuptojnë” se Asadi “ka përfunduar dhe ata nuk mund ta mbrojnë atë”.

Tunizia, ku revolucioni më i qetë para më tepër se një viti i nisi kryengritjet e Pranverës Arabe, që rezultuan me përmbysjen e liderëve autokratë në Egjipt, Libi dhe Jemen, më herët i kishte orfuar Asadit azil politik, me qëllim që ta ndalë dhunën në Siri, nga e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, janë vrarë më se 9 mijë vetë.

Presidenti i Tunizisë tha se misioni vëzhgues i OKB-së “nuk pret që të ketë sukses, pasi numri i monitoruesve është shumë i vogël” dhe shtoi se “në Kosovë ishin mijëra monitorues”, duke iu referuar madhësisë së Sirisë në krahasim me Kosovën.
XS
SM
MD
LG