Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi me bombë – dy të vrarë


Ekipet e shpëtimit dhe gazetarët në sallën e pritjes ku ndodhi eksplodimi
Ekipet e shpëtimit dhe gazetarët në sallën e pritjes ku ndodhi eksplodimi
Policia pakistaneze tha se nga një shpërthim i sotëm në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin Lahore, janë vrarë së paku dy vetë dhe plagosur afro 20 të tjerë.

Pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore në spital.

Policia tha se bomba eksplodoi afër sallës së pritjes në stacion.

Hetuesit thanë se thesi me afro 8 kilogramë materje shpërthyese ishte lënë në një kënd të sallës, pak para se të shpërthente.

Autoritetet thonë se po zhvillojnë hetime se si ka ndodhur që thesi të kaloj nëpër disa skanerë të sigurisë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG