Ndërlidhjet

OKB: Siria nuk e ka tërhequr armatimin e rëndë


Monitoruesit e parë të OKB-së gjatë vizitës në qytetin Homs
Monitoruesit e parë të OKB-së gjatë vizitës në qytetin Homs
Ahmad Favzi, zëdhënës i të dërguarit ndërkombëtar për Siri, Kofi Anan, tha se pamjet satelitore tregojnë se forcat e sigurisë së Sirisë nuk e kanë tërhequr armatimin e rëndë nga qendrat e banuara dhe se nuk janë kthyer në kazermat e tyre, siç kërkohet me planin e armëpushimit, që ka hyrë në fuqi më 12 prill.

Ai mëtutje theksoi se trupat e Sirisë po u afroheshin njerëzve, që janë takuar me monitoruesit e Kombeve të Bashkuara, pasi ata largohen nga vendbanimi, dhe pastaj këta njerëz edhe mund të vrahen.

Zdhënësi Favzi tha se Kofi Anani do ta informoj Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sot më vonë gjatë mbrëmjes, në seancën e mbyllur.

Njehrësh, është raportuar për dhunë të re në qytetin e Hamës.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë raportuar se kryengritësit i kanë vrarë tre zyrtarë të regjimit, në sulme të ndara në kryeqytetin Damask.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot u ka tërhequr vërejtjen trupave të Sirisë dhe luftëtarëve kryengritës, që të mos e shkatërrojnë punën e monitoruesve të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG