Ndërlidhjet

SHBA: Mit Romni arriti fitore bindëse


Mit Romni
Mit Romni
Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, është shpallur fitues në votimet në pesë shtete amerikane për nominimin e kandidatit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor, për tu ballafaquar me presidentin Barak Obama.

Zoti Romni arriti fitore në Konektikat, Delaver, Nju Jork, Pensilvani dhe Rod Ajlend.

Konsiderohet se me këtë triumf, mbrëmë vonë, ai pothuajse praktikisht e ka siguruar nominimin.

“Pas 43 votimeve paraprake, shumë ditë dhe jo pak netë të gjata, mund të them me besim dhe mirënjohje, se ju më keni dhënë nder të madh dhe përgjegjësi serioze. Së bashku me ju ne do të fitojmë me gjashtë nëntor”, u tha Mit Romni mbështetësve të tij në Nju Hempshir.

Mendohet se Romni efektivisht e ka fituar këtë garë, në momentin kur rivali i tij kryesor, Rik Santorum, u tërhoq nga gara më 10 prill.

Në garë tash, pos Romnit, kanë mbetur edhe Njut Gingriç dhe Ron Pol, të cilët tashmë, është krejtësisht e qartë, kanë shumë pak gjasë për sukses.
XS
SM
MD
LG