Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: I tërhiqet vërejtja Phenianit që të mos provokojë


Sekretari amerikan i mbojtjes Leon Paneta

Sekretari amerikan i mbojtjes Leon Paneta

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, i ka tërhequr vërejtjen Koresë Veriore kundër asaj, që ai i ka cilësuar si “provokime të mëtejshme”.

Zoti Paneta theksoi se aksionet e tilla vetëm mund të “sjellin jostabilitet më të madh në pjesën e rrezikshme të botës”.

Komentet e Panetës, i cili aktualisht gjendet në Brazil, u bënë në periudhën e spekulimeve në rritje se Pheniani po përgatitet për testin e tretë të mundshëm atomik.

Ky veprim do të nxisë dënim të mëtejshëm ndërkombëtar, pas dështimit të lansimit të një rakete para disa ditësh.

Ky shtet i varfër dhe i izoluar i ka sakrifikuar gjasët për lidhje më të afërta me Shtetet e Bashkuara, kur me 13 prill e lansoi raketën me rreze të gjatë veprimi dhe ishte kritikuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kritikë u përfshi edhe Kina, aleati i vetëm i Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG