Ndërlidhjet

SHBA: Është paraqitur rasti i “lopëve të çmendura”


Ilustrim
Ilustrim
Në Shtetet e Bashkuara është raportuar për rastin e parë, pas gjashtë vitesh, të sëmundjes së “lopëve të çmendura”.

Rasti është paraqitur në Kaliforni.

Autoritetet thanë se “nuk ka arsye për alarm” pasi mishi i lopëve të qumështit nuk ka hyrë në procesin zinxhiror të ushqimit.

Rasti i parë i kësaj sëmundjeje të lopëve në Shtetet e Bashkuara ishte paraqitur në fund të vitit 2003 dhe kishte shkaktuar rënien e eksportit të mishit të lopëve për afro 3 miliardë dollarë në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG