Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 prillin në vite...


Ilustrim

Ilustrim


1507 - "Amerika" është përdorur për herë të parë si emër i një kontinenti në një hartë. Përpiluesi gjerman i hartave, Martin Ualdsimueller, përdori këtë emër në nder të eksploruesit Italian, Amerigo Vespuçi.

1707 - Në Betejën e Almansas, forcat franko-spanjolle mposhtën forcat anglo-portugese.

1719 - Romani Robinson Kruzo, i autorit Daniel Defo, u publikua në Londër.

1859 - Filloi puna për të ndërtuar Kanalin e Suezit në Egjipt.

1898 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallën luftë Spanjës.

1915 - Forcat ushtarake nga Australia dhe Zelanda e Re, zbarkuan në Galipoli të Turqisë.

1945 - Trupat ushtarakë të SHBA-së dhe forcat sovjetike, u takuan afër lumit Elba, në Evropën Qendrore, një takim që çoi në shembjen e Gjermanisë naziste.

1940 - U lind aktori amerikan Al Paçino.

1945 - Delegatë nga rreth 50 vende, u takuan në San Francisko për të organizuar Kombet e Bashkuara.(g.k.)
XS
SM
MD
LG