Ndërlidhjet

Uz-beki-beki-beki-stan?


Herman Cain
Herman Cain
Ish kandidati presidencial i Partisë Republikane, Herman Cain, mendon se për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara nuk është e domosdoshme të dijsh emrat e çdo presidenti në botë, posaçërisht jo emrin e Islam Karimovit, i cili gjendet në krye të Uzbekistanit që prej zhbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ish kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i ka dhënë fund fushatës për nominim dhjetorin e kaluar, pas një skandali në rritje që përfshinte zotin kein dhe një numër grash që pohonin se kishin pasur aferë me biznesmenin e martuar.

Por, stili shumëngjyrësh i Cainit dhe zgjidhjet e tij bizare për disa nga problemet e vendit, e kanë shndërruar atë në një kandidat zbavitës për publikun.

Së fundmi, ai ka qenë mysafir në emisionin komik “The Daily Show With John Stewart”.

Nikoqir i tij ishte komediani John Oliver dhe emisioni u transmetua në stacionin televiziv “Comedy Central”.

Ishte e pashmangshme që në këtë emission të shfaqeshin çastet më turpëruese që janë shpërfaqur gjatë fushatës së Cainit, përfshirë këtu edhe intervistën që ai ka dhënë tetorin e kaluar për televizionin CBN. Moderatori e kishte pyetur nëse ishte i gatshëm të përgjigjej në të gjitha pyetjet e gazetarëve, të cilët pa dyshim që do të provonin ta vinin në kurth.

Si për shembull, e pyetën për emrin e presidentit të Uzbekistanit.



“Jam i gatshëm për pyetjet ‘me spec’. Dhe kanë filluar të arrijnë tashmë. Kur më pyesin ‘Kush është president i Uz-beki-beki-beki-beki-stan-stanit?’, unë u them se nuk e di. Po ju e dini? Dhe pastaj do të them si e krijon çështje një vend pune?”, është përgjigjur Cain.

Interneti u “çmend” pas këtij klipi, të cilit edhe i është shtuar muzika në sfond. Zëri i Cainit është ndryshuar për ta bërë të tingëllojë si këngëtar i keq i muzikës “rap”. Ishte e turpshme.



Dhe ja si e shpjegoi Cain gjithë këtë mesele në emisionin e transmetuar në Central Comedy me John Oliver.

“Nuk ka gjasë të dini krerët e pothuajse 200 vendeve në planet”.

Ndërhyn Oliver duke thënë se është e pamundur të dihet.

“Askush s’mund të mbajë në mend 200 emra”.

Mbase edhe mundet, është kundërpërgjigjur Cain, por ai person “do të shpenzojë shumë kohë për të mbajtur në mend emrin e kreut të U-bekiiistanit”.


Sërish?


Dhe këtu pastaj vjen ai çasti tjetër, kur Oliver parashtron pyetjen: “Zoti Cain, shpresoj të mos zhgënjesh. Kush është president i Uzbekisanit?”.



“President i Uzbekistanit”….(pason pauzë 12 sekondëshe dhe publiku shpërthen në të qeshura).

Oliver: “Ju nuk e keni ditur atëherë, por a nuk e keni zbuluar deri më tash? “.

Cain: “E kam hulumtuar dhe në një periudhë e kam ditur emrin e tij. Por, meqë nuk është diçka me të cilën merrem çdo ditë, e kam harruar sërish”.

Publiku sërish shpërthen në të qeshura. Por, jepini këtij njeriu meritë të paktën për sinqeritetin që ka.(a.v.)
XS
SM
MD
LG