Ndërlidhjet

Paneta: Ushtarët janë ndëshkuar për sulm ndaj prostitutes


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se tre ushtarë amerikanë në ekipin e sigurisë dhe një pjesëtar i personelit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Brazil, janë ndëshkuar për dyshime se e kanë shtyrë një prostitute jashtë automobilit në kryeqytetin Brazilia, në fund të vitit të kaluar, gjatë kontestit lidhur me pagesë.

Incidenti është i nagjshëm me skandalin, në të cilin u involvuan tre agjentë të Shërbimit Sekret Amerikan në Samitin e Kartagjenës në Kolumbi, para arritjes së presidentit amerikan, Barak Obama.

Duke folur para gazetarëve në Brazilia, Leon Paneta, tha se ushtarët e ndëshkuar janë tërhequr nga Brazili, ndërsa pjesëtari i personelit të ambasadës është larguar nga posti i tij.

Paneta tha se “nuk ka tolerancë për këtë lloj të sjelljes”.
XS
SM
MD
LG