Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar nga Gjeorgjia


Ushtarë të Gjeorgjisë në Afganistan
Ushtarë të Gjeorgjisë në Afganistan
Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë thotë se një ushtar i saj është vrarë në Afganistan, nga një shpërthim i bombës në provincën jugore Helmand.

Ky është ushtari i 16-të i Gjeorgjisë që është vrarë në Afganistan.

Kontigjenti prej 800 ushtarësh i këtij vendi shërben në kuadër të forcës së NATO-s, e cila po lufton kundër talibanëve në Afganistan.

Parlamenti i Gjeorgjisë, vend me afro 4.4 milionë banorë, ka votuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për ta dërguar edhe një batalion tjetër në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë më herët se Gjeorgjia po bëhet “partner model” për aleancën veriatlantike, por ende mbetet rruglë e gjatë, që ky vend të pranohet në NATO.
XS
SM
MD
LG