Ndërlidhjet

Kodi Penal - Jahjaga pret gazetarët


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot një delegacion të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe të përfaqësuesve të mediave të shkruara dhe elektronike.

Në takim është biseduar për Kodin e ri Penal, përkatësisht nenet 37 dhe 38, të cilat nga mediat kosovare cilësohen të papranueshme.

Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti, pas takimit tha se presidentja ende nuk e ka marrë në shqyrtim Kodin e ri Penal, porse u ka premtuar gazetarëve se zyra ligjore do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtjet e paraqitura.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Arben Ahmeti tha se fillimisht mediat janë pajtuar që më 3 maj, në Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjitha mediat kosovare të bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës, në shenjë proteste ndaj vendimit të Kuvendit për të miratuar nenet e papranueshme për gazetarët.

Ndërkaq, për hapat e mëtutjeshëm, Ahmeti tha se do të vendoset më vonë, ngase pritet fillimisht të shihet nëse presidentja do ta kthejë në riamandamentim Kodin Penal, siç ka kërkuar sot delegacioni i gazetarëve në takimin e zhvilluar me kryetaren e shtetit.
XS
SM
MD
LG