Ndërlidhjet

BE kthen ambasadorët në Minsk


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Bjellorusi, të cilët janë larguar nga Minsku në muajin shkurt, në shenjë proteste ndaj shkeljeve që u bën regjimi të drejtave të njeriut, do të kthehen në këtë vend.

Ambasadorët nga Estonia, Republika Çeke dhe Suedia i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se planifikojnë të kthehen këtë javë.

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë tërhequr të dërguarit e tyre në Bjellorusi pasi regjimi i Aleksander Lukashenkos u ka kërkuar dy ambasadorëve evropianë të lënë Minskun, pas një sërë sanksionesh të BE-së kundër zyrtarëve bjellorusë.

Kthimi i ambasadorëve vjen pasi Qeveria e Lukashenkos ka liruar më 15 prill nga burgu ish-kandidatin presidencial, Andrej Sanikau, dhe ndihmësin e tij të fushatës, Dzmitri Bandarenka.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar regjimit të lirojë të gjithë të të burgosurit politikë, të arrestuar pas protestave të dhjetorit 2010, që kundërshtonin rizgjedhjen e Lukashenkos në postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG