Ndërlidhjet

Zyra e BE-së me projekt kundër krimit ekonomik


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Këshillin e Evropës, do të nisë zyrtarisht aktivitetet e para kundër krimit ekonomik në Kosovë.

Ky projekt do të vlerësojë gjendjen aktuale në fushën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave në Kosovë, përmes metodologjive të vlerësimit, të njohura ndërkombëtarisht.

“Cikli i parë i vlerësimeve do të finalizohet në fund të vitit 2012”, thuhet në kumtesën e Zyrës së BE-së.

Po sipas saj, projekti do të hapet nga përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, njëherësh shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, dhe kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tim Karturajt.
XS
SM
MD
LG