Ndërlidhjet

Mërdok para komisionit hetues


Rupert Mërdok

Rupert Mërdok

Manjati i medias, Rupert Mërdok, ka thënë para komisionit hetues të Britanisë se ai kurrë nuk ka kërkuar ndonjë favor nga kryeministri britanik.

Ai ka pranuar se ka pasur takime me disa udhëheqës britanik, përfshirë ish-kryeministren Margaret Teçër, dhe kryeministrin aktual, Dejvid Kameron, por ka mohuar të ketë bërë ndonjë presion mbi zyrtarët e qeverisë.

Mërdok po ashtu i ka quajtur “të pavërteta” thashethemet se ai ka qenë i pakënaqur me urdhrin e Kameronit për të nisur hetimet kundër tij, pas skandalit me telefona të vitit të kaluar, që shkaktoi mbylljen e njërës prej gazetave më të shitura të Mërdokëve “News of the world”.
XS
SM
MD
LG