Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e Mustafa bisedojnë për shqiptarët e Luginës


Prishtinë, 25 prill 2012.

Prishtinë, 25 prill 2012.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës, për avancimin e të drejtave qytetare dhe nacionale të shqiptarëve në këtë rajon dhe për tema të tjera.

Thaçi mësohet të ketë theksuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, por edhe për ata të Bujanocit dhe Medvegjës, për, siç thuhet, avancimin substancial të pozitës së tyre.

Siç bën të ditur komunikata e Kryeministrisë, Mustafa ka informuar Thaçin me gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës dhe, në këtë kuadër, ka theksuar angazhimin e partive politike shqiptare për përmirësimin e kësaj gjendjeje, “në funksion të krijimit të një të ardhmeje me të mirë dhe më të sigurt për të gjithë banorët e këtij rajoni”.
XS
SM
MD
LG