Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina kërkon mjekët gjermanë për Timoshenkon


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi

Ukraina u ka kërkuar mjekëve gjermanë të ekzaminojnë dhe trajtojnë udhëheqësen e opozitës, Julia Timoshenko, pasi kjo e fundit ka nisur grevën e urisë për të protestuar kundër “keqtrajtimit” që i bëhet në burg.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë të ditur se “kërkesa zyrtare” i është dërguar Qeverisë gjermane për të ndihmuar në dërgimin e mjekëve.

Ekipi i mjekëve gjermanë ka ekzaminuar Timoshenkon këtë muaj në burgun e Kharkivit, ku ish-kryeministrja e Ukrainës po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve të detyrës zyrtare.

Avokati i saj ka thënë se Timoshenko ka nisur grevën e urisë më 20 prill, pasi është rrahur dhe dërguar me forcë në spital për të trajtuar dhimbjet.

Autoritetet ukrainase i kanë hedhur poshtë akuzat.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka thënë të mërkurën se trajtimi i Timoshenkoës është “turp” për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG