Ndërlidhjet

Breivik mohon të jetë i çmendur


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik, ekstremisti norvegjez, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave në korrik të vitit të kaluar, ka hedhur poshtë raportin psikiatrik, i cili e deklaron atë të çmendur.

Breivik i ka thënë gjykatës në Oslo se raporti është i bazuar në “trillime të liga”, që kanë për qëllim “ta diskreditojnë atë”.

Ai akuzohet për sulmin me bombë pranë ndërtesave qeveritare në Oslo, ku humbën jetën 8 persona, si dhe për vrasjen e 69 të tjerëve në një kamp të Partisë Laburiste në ishullin Utoja.

Dy ekzaminime të veçanta psikiatrike kanë dështuar të sjellin vendimin nëse 33-vjeçari është psikopat.

Gjykata është duke konsideruar të dyja raportet para nxjerrjes së verdiktit.

Breivik thotë se sulmet e tij kanë qenë “të nevojshme” për të mbrojtur Norvegjinë nga “ndotja me emigrantë të huaj”.
XS
SM
MD
LG