Ndërlidhjet

Çaktivizohet bomba në tren


Policia pakistaneze - foto arkivi
Policia pakistaneze - foto arkivi
Policia e Pakistanit tha se ka çaktivizuar një bombë në një tren pasagjerësh në veriperëndim të vendit.

Zyrtarët thanë se roja ka gjetur bombën në një çantë në trenin që udhëtonte nga Karaçi në Peshauar.

Policia që ka kryer çaktivizimin, tha se bomba përmbante 13 kilogramë eksplozivë.

Rasti i sotëm vjen një ditë pas shpërthimit në një stacion të Lahores, ku humbën jetën 3 persona.

Lshkar-e Baloçistan, një grup i panjohur më parë e që lidh veten me pakënaqësitë e pakicës baluçe, ka marrë përgjegjësinë për rastin e Lahores.
XS
SM
MD
LG