Ndërlidhjet

Duma ruse kalon ligjin për guvernatorët


Moskë

Moskë

Duma shtetërore ruse ka kaluar me diferencë të ngushtë projektligjin e Kremlinit për rikthimin e zgjedhjeve të guvernatorëve.

Presidenti në largim, Dmitri Medvedev, ka dorëzuar projektligjin, në përgjigje të protestave kundër aleatit të tij, Vladimir Putin, para zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Putin kishte braktisur zgjedhjet direkte të guvernatorëve të provincave gjatë presidencës së tij - një lëvizje kjo që ishte parë si thyerje e demokracisë.

Duma prej 450 vendesh ka miratuar ligjin të mërkurën me 237 vota pro.

Ligji i ri parasheh konsultimet e presidentit me kandidatët apo partitë që i kandidojnë ata. Kundërshtarët thonë se kjo masë, megjithatë, i lejon presidentit të kontrollojë kandidatët e padëshirueshëm.

Zgjedhjet presidenciale të marsit kanë rikthyer Putinin në postin e presidentit. Ai ka kryer këtë detyrë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG