Ndërlidhjet

logo-print

Furnizuesi i Wikileaks-it nuk lirohet nga akuzat


Bradlli Mening

Bradlli Mening

Një gjykatëse ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar të hedhë poshtë akuzat kundër ushtarit amerikan, që akuzohet për rrjedhjen më të madhe të dokumenteve sekrete në historinë e SHBA-së.

Gjykatësja Denizë Lind ka njoftuar vendimin në seancën e së mërkurës, pasi avokatët e Bredlli Meningut kanë kërkuar që të 22 akuzat kundër tij të hidhen poshtë.

Mening akuzohet se ka furnizuar ueb-faqen Wikileaks me më shumë se 700,000 raporte ushtarake nga Iraku dhe Afganistani, si dhe dokumente sekrete të SHBA-së, gjatë kohës sa ka shërbyer në Irak, përkatësisht në periudhën nëntor 2009 – maj 2010.

Avokatët e tij argumentojnë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht “fsheh” informacione të rëndësishme të rastit, që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e tij.

Data e gjykimit nuk është caktuar ende.
XS
SM
MD
LG