Ndërlidhjet

Brunei Darusalam njeh pavarësinë e Kosovës


Harta e Kosovës
Harta e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darusalamit, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Lajmin e bën të ditur kumtesa dërguar mediave nga Ministria e Jashtme kosovare.

Me këtë njohje, numri i vendeve që kanë pranuar shtetësinë e Kosovës arrin në 90.

Brunei Darusalam ndodhet në Azi.
XS
SM
MD
LG