Ndërlidhjet

Libia ndalon partitë fetare, fisnore dhe etnike


Harta e Libisë

Harta e Libisë

Libia ka ndaluar partitë politike që janë të bazuara në fe, fise ose etni.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Muhamed al-Haziri, tha se vendimi është marrë “për të ruajtur unitetin kombëtar”.

Ligji vjen dy muaj para zgjedhjeve të para të përgjithshme në këtë vend që nga rënia e Muamer Gadafit vitin e kaluar.

Zgjedhjet do të krijojnë asamblenë kombëtare, e cila do të ketë detyrë shkrimin e kushtetutës së re dhe formimin e qeverisë.

Partia për Liri dhe Zhvillim, e formuar nga Vëllazëria Myslimane e Libisë në fillim të këtij viti, ka dënuar vendimin e fundit.
XS
SM
MD
LG