Ndërlidhjet

Diplomati evropian - "person i padëshirueshëm"


Ilustrim
Ilustrim
Rajoni separatist i Gjeorgjisë, Abkhazia, ka deklaruar kreun e Misionit Monitorues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji “person të padëshirueshëm”.

Ministria de fakto e Jashtme e Abkhazisë ka thënë se Andrzej Tisçkievicm, diplomat nga Polonia, ka injoruar kërkesat e Abkhazisë dhe “ka qenë i pasjellshëm ndaj popullit abkhaz”.

Ekipi monitorues i BE-së dhe OSBE-së ka realizuar takime mujore me zyrtarët rusë, gjeorgjianë dhe abkhazë, në përpjekje për të qetësuar tensionet në rajon.

Abkhazia ka deklaruar pavarësinë nga Gjeorgjia në fillim të viteve 1990.

Rusia ka njohur pavarësinë e saj dhe të rajonit tjetër separatist, Osetisë Jugore, pas luftës ruso-gjeorgjiane në gusht të 2008-ës.
XS
SM
MD
LG