Ndërlidhjet

Kreu i PE-së dënon trajtimin e Timoshenkos


Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, ka dënuar ashpër keqtrajtimin që autoritetet ukrainase dyshohet se i bëjnë ish-kryeministres Julia Timoshenko.

“Nëse ajo është rrahur, ashtu siç më është thënë, dhe nëse keqtrajtohet në burg, kjo është turp për vendin”, ka thënë Shulc.

Shulc, i cili pritet të takojë mbrëmjen e sotme në Bruksel zëvendëskryeministrin ukrainas, Valeri Kohoroshkovski, ka thënë se do t’i shprehë atij zhgënjimin e thellë të Parlamentit Evropian me Kievin, në lidhje më trajtimin e Timoshenkos.

Avokati i saj ka thënë se Timoshenko ka nisur grevën e urisë më 20 prill, pasi është rrahur dhe dërguar me forcë në spital për të trajtuar dhimbjet.

Autoritetet ukrainase i kanë hedhur poshtë akuzat.

Timoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të, siç është thënë, abuzimeve me detyrën zyrtare në kohën kur ishte kryeministre.
XS
SM
MD
LG