Ndërlidhjet

Klinton mirëpret Berishën


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton (Foto nga arkivi)
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton (Foto nga arkivi)
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka pritur në Uashington kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryediplomatja amerikane tha se Shqipëria ka qenë aleat i vlefshëm në përpjekjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

“Është nder të mirëpres kryeministrin e Shqipërisë këtu në Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me SHBA-në në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan, dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë dhe të thellë, të cilën e vlerësojmë lart”, ka thënë Klinton.

Kryeministri shqiptar ka thënë se një nga objektivat e tij kryesore është të bindë sekretaren Klinton të marrë pjesë në festimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG