Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri pakistanez shpallet fajtor


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani (Foto nga arkivi)

Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani (Foto nga arkivi)

Gjykata Supreme e Pakistanit ka sjellë vendimin për fajësi në rastin kundër kryeministrit Jusuf Raza Gilani, por nuk ka urdhëruar burgosjen e tij.

Gjykata më e lartë e vendit ka akuzuar Gilanin për shpërfillje, pasi kryeministri pakistanez ka refuzuar kërkesat e gjykatës që të kontaktojë autoritetet zvicerane për rihapjen e një rasti të ryshfetit kundër presidentit Asif Ali Zardari, i cili daton nga fundi i viteve 1990.

Gilani ka refuzuar duke thënë se presidenti gëzon imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës që është në post.

Gilani ka mundur të përballet me 6 muaj burg, por mediat pakistaneze thonë se gjykata i ka dhënë dënim simbolik, duke e ndaluar brenda deri në fundin e procedurës që pritet të ndodhë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG