Ndërlidhjet

Rriten çmimet e ushqimeve


Logo e Bankës Botërore

Logo e Bankës Botërore

Banka Botërore ka bërë të ditur se çmimet e ushqimit janë përsëri në rritje, për shkak të çmimeve të larta të naftës, kushteve të pafavorshme atmosferike, si dhe kërkesave të mëdha të Azisë për importe të ushqimit.

Sipas këtij institucioni financiar, çmimet e ushqimit janë rritur për 8 për qind ndërmjet dhjetorit dhe marsit.

Megjithatë, edhe me rritjen e fundit, këto çmime mbesin 1 për qind më të ulëta se një vit më parë dhe 6 për qind më të ulëta se kulmi historik i shkurtit 2011.

Ekonomitë në zhvillim janë goditur nga kriza e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në vitet 2008-2009, çfarë ka shkaktuar trazira sociale dhe ndalesa të eksporteve ushqimore në disa vende.
XS
SM
MD
LG