Ndërlidhjet

Rusi-Itali, marrëveshje për naftë


Rosneft
Rosneft
Kompania ruse e naftës “Rosneft” dhe ajo e Italisë “Eni” kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti për të nxjerrë naftë dhe gaz natyror në Detin Barents dhe Detin e Zi.

Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet të ketë ndjekur ceremoninë e nënshkrimit.

Detajet financiare nuk janë bërë të ditura nga asnjëra kompani, ndonëse shefi ekzekutiv i “Rosneft”-it, Eduard Khudainatov, ka thënë se investimet e përbashkëta të kompanive mund të arrijnë në më shumë se 100 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG