Ndërlidhjet

logo-print

Sot, vendimi për ish-kreun e Liberisë


Ish-udhëheqësi i Liberisë, Çarlls Tejllor, në gjykatën e Hagës (foto arkiv)

Ish-udhëheqësi i Liberisë, Çarlls Tejllor, në gjykatën e Hagës (foto arkiv)

Gjykata e OKB-së për krime lufte pritet të japë sot vendimin për ish-udhëheqësin e Liberisë, Çarlls Tejllor.

Ai akuzohet për mbështetjen dhe drejtimin e rebelëve gjatë luftës së përgjakshme civile në Siera Leone, në vitet 1990. Rreth 50,000 njerëz kanë humbur jetë në këtë konflikt.

Tejllor i mohon akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi do të jetë i pari kundër një ish-kryetari të shtetit, marrë nga gjykata në Hagë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, është akuzuar për luftërat në Ballkan në vitet 1990, por ka vdekur para se rasti të sillte konkludimet.
XS
SM
MD
LG