Ndërlidhjet

Rriten fitimet e Volkswagen-it


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, Volkswagen, ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, fitimi i tij neto është rritur për 86 për qind – përkatësisht në 3.19 miliardë euro nga 1.71 miliardë sa ka qenë në periudhën e njëjtë të 2011-ës.

Volkswagen, grupi me seli në Gjermani, i cili përfshin edhe degë të Audi-t, Shkoda-s, Seat-it dhe Bentley-t, tha se shitjet janë rritur për 26 për qind – nga 37.47 miliardë euro në 47.33 miliardë.

Njoftimet e Volkswagen-it kanë rritur aksionet e kompanisë për 4.2 për qind të enjten në bursën e Frankfurtit.
XS
SM
MD
LG