Ndërlidhjet

Ish-kreu i Liberisë - “përgjegjës” për krime lufte


Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor - foto nga arkivi
Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor - foto nga arkivi
Gjykata e OKB-së për krime lufte ka gjetur se ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor, është “përgjegjës” për krimet e luftës në Siera Leone.

Tejllor, 64 vjeç, është kreu i parë i shtetit afrikan që gjendet fajtor nga një tribunal ndërkombëtar.

Ai është akuzuar për vrasje, rrëmbime dhe skllavëri seksuale gjatë konfliktit në Liberi dhe Siera Leone, ku kanë humbur jetën mbi 50,000 njerëz.

Tejllor po ashtu është akuzuar se me të ashtuquajturat “diamante të përgjakshme” ka armatosur kryengritësit në Siera Leone.

Gjykata e ka shpallur fajtor vetëm për disa nga akuzat. Tejllor i mohon të gjitha ato.
XS
SM
MD
LG