Ndërlidhjet

Serbët e veriut në "adresa të gabuara"


Ilustrim
Ilustrim
Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Uve Novicki, ka thënë se kërkesa e serbëve të veriut që KFOR-i t’iu mundësojë daljen në zgjedhje më 6 maj, është dërguar në adresë të gabuar.

“Nuk është në kompetencën tonë të përcjellim zgjedhjet. Misioni ynë është të sigurojmë mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes. Kjo është detyra jonë”, ka thënë Novicki për Radion Evropa e Lirë.

Më 6 maj, qytetarët e Serbisë do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, si dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Serbia ka thënë se nuk do të mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë, por disa përfaqësues të serbëve të veriut këmbëngulin se do të votojnë më 6 maj.

Në lidhje me kërkesën për prani të shtuar të KFOR-it në “zonat kritike”, Novicki ka thënë se misioni nuk flet për çështjet operative në publik.
XS
SM
MD
LG