Ndërlidhjet

Shkupi – vetëm Pakoja Ahtisari për veriun


Mitrovicë - foto arkiv

Mitrovicë - foto arkiv

Republika e Maqedonisë është kundër ideve që çështja e veriut të Kosovës të zgjidhet me plane të tjera, veç Pakos së Ahtisarit.

Kështu ka thënë sot në Prishtinë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, pas një takimi që ka zhvilluar me kreun e ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

“Nëse lejohen precedentët e tillë, do të kemi krahina të ndryshme, kudo që të jenë ato që kërkojnë statuse të tilla speciale”, tha Xhaferi për të shtuar se “procesi i decentralizimit në Kosovë është i mjaftueshëm për realizimin e të drejtave të serbeve”.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mësohet të ketë qenë tema kryesore e zëvendëskryeministrit Xhaferi me zyrtarët kosovarë.
XS
SM
MD
LG