Ndërlidhjet

Rusia "ka zhvilluar" liritë civile


Presidenti në largim i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Presidenti në largim i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Presidenti në largim i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se Rusia është bërë vend më i lirë gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

“Rusia ka bërë avancime të vërteta në zhvillimin e lirive civile”, tha Medvedev.

Ai pritet të emërohet kryeministër i Rusisë, pas inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Vladimir Putin, në mandatin e tretë presidencial.

Medvedev shfaqi shpresën se ai dhe Putini do të qeverisin Rusinë “për kohë të gjatë së bashku”.

Ai po ashtu përsëriti se Mikhail Khodorkovski nuk do të lirohet nga burgu derisa të kërkojë falje.

Njëri nga njerëzit më të pasur të Rusisë, Khodorkovski, njëherësh ish-pronar i kompanisë së naftës, Yukos, është dënuar me burgim deri në vitin 2016, nën akuzat për mashtrim.

Mbështetësit e tij thonë se rasti kundër Khodorkovskit ka qenë hakmarrje personale nga ana e Putinit.

Ky i fundit ka shërbyer në postin e presidentit të Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG