Ndërlidhjet

ICO publikoi raportin për qëndrimet në veri të Kosovës


Pamje në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë dimrit

Pamje në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë dimrit

Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë sot e ka shpallur publikimin e raportit “Mysafirë në shtëpinë tonë: Propozimi Gjithpërfshirës për Statusin (PGJS) dhe komuniteti serb në Kosovën veriore”.

Sipas një njoftimi për media, raporti është rezultat i një aktiviteti të rëndësishëm të konsultimit me qytetarët i zhvilluar nga zyra e ICO-s në Mitrovicë, me ç’rast është diskutuar me mbi 100 serbë.

ICO thotë se “për të parën herë, ky është zëri i një mostre solide dhe përfaqësuese të serbëve, që jetojnë në Kosovën veriore”.

Në raport citohen edhe fjalët e një serbi që ka theksuar se në PGJS “parashihet universiteti, donacionet nga Beogradi. Por, unë dua të di se cili është plani i qeverisë së Kosovës. Sa shkolla, sa spitale etj, do të hapin në veri”?

Në raport konkludohet se PGJS nuk përmban mekanizma të pranueshëm apo të dëshiruar, që do të mundësonin adresimin e shqetësimeve të serbëve, që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës dhe se gjendja në terren nuk do të përmirësohet nëse nuk do të ndryshoj mendimi dhe qëndrimi në Beograd.

Në njoftim mëtutje theksohet se edhe qeveria e Kosovës duhet të bëjë maksimumin për t’ia shtrirë dorën komunitetit serb në veri.
XS
SM
MD
LG