Ndërlidhjet

Ukrainë: Fillon puna në mburojën atomike


Fëmijët vendosin lule në monumentin e viktimave të Çernobilit në Kijev në 26 vjetorin e katastrofës

Fëmijët vendosin lule në monumentin e viktimave të Çernobilit në Kijev në 26 vjetorin e katastrofës

Në Ukrainë sot ka filluar ndërtimi i mburojës së re për mbrojtje nga reaktori atomik i dëmtuar në Çernobil.

Puna për zëvendësimin e mburojës ekzistuese, që është shkatërruar dhe që rrjedhë rrezatim, po bëhet në 26 vjetorin e katastrofës më të madhe civile bërthamore në botë.

Mburoja e re, me peshë afro 20 mijë tonelata, do të përfundoj deri në vitin 2015.

Zjari dhe eksplodimi në njërin nga reaktorët e centralit atomik në Çernobil më 26 prill 1986, shkaktuan edhe rrezatim, që u përhap në pjesë të Ukrainës, Bjellorusisë dhe në Evropë.

Shumë vetë kanë vdekur nga pasojat e kësaj katastrofe.

Afro 500 punëtorë veteranë të pastrimit të Çernobilit e kanë rrethuar sot Parlamentin e Ukrainës duke kërkuar që ndihmat sociale të paguhen të plota.

Vitin e kaluar, qeveria i ka zvogëluar ndihmat sociale për veteranët e Çernobilit.
XS
SM
MD
LG