Ndërlidhjet

Egjipt: Aktorët nuk e kanë fyer islamin


Fotografi e vitit 2007, ku shihet aktori Imam gjatë vizitës në një shkollë të Sirisë
Fotografi e vitit 2007, ku shihet aktori Imam gjatë vizitës në një shkollë të Sirisë
Një gjykatë në Kajro sot e ka hedhur poshtë një akuzë kundër aktorit egjiptas, Adel Imam, dhe kolegëve të tij të tjerë, për fyerje të islamit.

Gjykata i tha avokaktit islamist, që e kishte bërë padinë, se nuk ka argumente për akuza.

Vendimi u bë disa ditë pasi një gjykatë tjetër në Kajro e mori një vendim për dënim me tre muaj burg për aktorin Imam, për akuza të ngjashme.

Ky aktor 71 vjeçar, që njihet si Çarli Çaplini i botës arabe, është ambasador i vullnetit të mirë i OKB-s, që ka luajtur në disa filma, që janë kritikë ndaj radikalëve të dhunshëm islamikë.

Dënimi me tre muaj burg ka të bëjë me filmin Al-Irhabi (Terroristi) i vitit 1994, në të cilin ai e portretizoi një fundamentalist islamik, dhe me komedinë Al-Zaim, (Lideri), në të cilin ai i përqeshë liderët autokratë në Lindjen e Mesme.

Aktori Imam tha se do të ankohet kundër vendimit të gjykatës për dënim me tre muaj burg.
XS
SM
MD
LG