Ndërlidhjet

Afganistan: I uniformuari e vrau një ushtar të NATO-s


Ushtarët amerikanë gjatë patrullimit në Afganistan

Ushtarët amerikanë gjatë patrullimit në Afganistan

Një zëdhënës i NATO-s tha sot se një person i veshur me uniformë të ushtrisë së Afganistanit e ka vrarë një ushtar të aleancës në pjesën jugore të Afganistanit.

Ky zëdhënës ka thënë se sulmuesi ishte vrarë pasi forcat e koalicionit ishin përgjegjur me të shtëna armësh.

Ky incident ka ndodhur dje.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

NATO-ja thotë se po zhvillohen hetime për këtë sulm.

Sulme të ngjashme ka pasur disa herë, për shkak të infiltrimeve të talibanëve apo të ushtarëve afganë, të zemëruar me vrasjen e 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan dhe për shkak të djegies aksidentale të Kuranit në bazën ajrore Bagram në Afganistan.
XS
SM
MD
LG