Ndërlidhjet

Abdulhamid: Kosova – shembull për opozitën e Sirisë


Enver Hoxhaj në takimin me aktivistët opozitarë sirianë në Prishtinë

Enver Hoxhaj në takimin me aktivistët opozitarë sirianë në Prishtinë

Aktivisti sirian anti-qeveri në ekzil, Amar Abdulhamid, tha se Kosova, si shtet i ri, “që ka dalur nga një ankth dhe është bërë shtet”, mund të jetë inspirim për disidentët e Sirisë.

“Ne jemi këtu që të mësojmë”, i tha agjencisë AP zoti Abdulhamid, gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe shtoi se “Kosova ka kaluar nëpër një përvojë, për të cilën mendoj se është shumë e dobishme për ne, në kuptimin se si grupet e ndryshme të armatosura, që e përbënin UÇK-në e organizuan vetveten”.

Ai është njëri nga tre aktivistët opozitarë sirianë që gjendet për vizitë në Kosovë.

Duke u shprehur për çështjen se opozita në Siri ishte kritikuar për dështim, që të bashkohet në një front unik, Amar Abdulhamid, thotë se “ne me të vërtetë duhet të bashkohemi që të veprojmë së bashku si koalicione opozitare”.

Aktivistët sirianë dje në Prishtinë u takuan edhe me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG