Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Bajden e kritikoi Romnin për politikë të jashtme


Zëvendëspresidenti Xhoe Bajden

Zëvendëspresidenti Xhoe Bajden

Zëvendëspresidenti amerikan, Xhoe Bajden, e ka kritikuar mbrëmë në Nju Jork, kandidatin republikan për nominim për zgjedhjet presidenciale, Mit Romni, për “keqkuptim të thellë” të përgjegjësive presidenciale, duke thënë se platformat e tij të politikës së jashtme për veprim të njëanshëm, i kthejnë Shtetet e Bashkuara prapa “në politika të rrezikshme dhe të diskredituara, që do të na bëjnë më pak të sigurt”.

Zoti Bajden e ka portretizuar Romnin si të dobët në çështjet e politikës së jashtme.

Mëtutje, ai theksoi:

“Nëse ju kërkoni për një moto për ta bërë një rezyme se si presidenti Obama e ka menaxhuar atë që e trashëguam, është shumë thjeshtë: Osama bin Laden është i vdekur, ndërsa Gjeneral Motors është gjallë”, tha Xhoe Bajden.

Fushata e Mit Romnit është përgjigjur duke thënë se është Bajden ai që e ka shtyrë një politikë të jashtme “imagjinative”, e cila heq dorë nga roli i liderit të Shteteve të Bashkuara në botë.
XS
SM
MD
LG