Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Siria nuk po bashkëpunon me planin


Pamje nga kërkimi për të mbijetuar në një ndërtesë në Hama pas bombardimit nga trupat e qeverisë

Pamje nga kërkimi për të mbijetuar në një ndërtesë në Hama pas bombardimit nga trupat e qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, thotë se Siria nuk po bashkëpunon me planin paqësor të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që synon përfundimin e dhunës dhe gjakderdhjes njëvjeçare.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Ban tha se “ishte thellë i trazuar” me raportet se armatimi i rëndë i Sirisë ishte ende i vendosur në hapësirat e banuara.

Kjo deklaratë u bë, pas raporteve të djeshme për një shpërthim në një ndërtesë me banesa në qytetin Hama.

Qeveria tha se 16 vetë janë vrarë nga ky shpërthim, për të cilin ajo i fajësoi, siç thotë, “terroristët” prodhues të bombave.

Aktivistët opozitarë thanë se ndërtesa ishte goditur nga predhat e forcave të qeverisë dhe se afro 50 vetë janë vrarë.
XS
SM
MD
LG