Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i lëvizë 9 mijë ushtarë nga Okinava


Baza amerikane në Okinava të Japonisë

Baza amerikane në Okinava të Japonisë

Afro 9 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara do të lëvizin nga ujdhesa japoneze, Okinava dhe do të vendosen në territorin amerikan Guam dhe në lokacione të tjera në rajonin Azi-Paqësor.

Në një njoftim të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, thuhet se kjo lëvizje ka për qëlllim mbajtjen e një pranie të fuqishme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për ta mbrojtur Japoninë, në kohën e “një ambienti në rritje të paqartë të sigurisë”.

Megjithatë, nuk është paraqitur ndonjë orar për tërheqjen nga Okinava.

Prania e trupave të Shteteve të Bashkuara në ujdhesën Okinava i ka rënduar raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios.

I gjithë msopajtimi për praninë amerikane në Okinava e ka zanafillën në vitin 1995, kur një nxënëse japoneze u rrëmbye dhe u dhunua nga tre ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG