Ndërlidhjet

Kosovë: Shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve


Një person qëndron para murit me emrat e të pagjeturve në Kosovë
Një person qëndron para murit me emrat e të pagjeturve në Kosovë
Në Kosovë sot shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur mbetur edhe 1800 njerëz, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Prishtina dhe Beogradi deri më tash kanë zhvilluar një sërë takimesh teknike për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre rasteve, por rezultatet deri tash kanë qenë të pakta.

Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet me një varg aktivitetesh.

Shënimi i kësaj dite më 27 prill bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe patën vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës 15 deri 75 vjeç.
XS
SM
MD
LG