Ndërlidhjet

Presidenti paraqet dorëheqje, nëse Rusia i tërheq trupat


Presidenti Mihail Sakashvili

Presidenti Mihail Sakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, tha se është i gatshëm të paraqes dorëheqje, nëse Rusia i tërheq trupat e veta nga dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Zoti Sakashvili, mëtutje, e ka akuzuar Rusinë për përpjekje të zëvendësimit të qeverisë në Tbilisi me një tjetër, e cila do ta “legjitimonte” atë që ai e cilësoi si “okupim” të rajoneve Abhazi dhe Oseti Jugore.

Të dy rajonet e kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia dhe kjo ishte një arsye për një luftë të shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008.

Por këto dy rajone janë njohur vetëm nga Rusia dhe shumë pak vende të tjera.

Abhazia dhe Osetia Jugore varen shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike e Rusisë.
XS
SM
MD
LG