Ndërlidhjet

Publicisti Ardian Klosi bëri vetëvrasje


Publicisti dhe përkthyesi i njohur, Ardian Klosi, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë, pasi qartazi e kishte varë vetveten, raportojnë mediat në Shqipëri.

Meqë nuk ishte përgjigjur në telefonata për disa orë me radhë, ishte alarmuar policia, e cila pasi kishte hyrë në banesë, vetëm ka mundur ta konstatonte vdekjen e tij.

Ardian Klosi ishte 55 vjeçar dhe, sipas raporteve, vuante nga një gejndje e rënduar psikike dhe kishte tentuar ta vriste veten edhe më parë, nëpërmjet helmimit me ilaçe.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndejrit, duke thënë se “largimi i parakohshëm nga kjo jetë e shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen dhe mbarë shoqërinë”.
XS
SM
MD
LG