Ndërlidhjet

Ukrainë: Mijëra vetë kërkojnë lirimin e Timoshenkos


Mbështetësit e Julia Timoshenkos me grila të burgut në protestën për lirimin e saj

Mbështetësit e Julia Timoshenkos me grila të burgut në protestën për lirimin e saj

Mijëra aktivistë dhe mbështetës të opozitës në Ukrainë janë tubuar sot në Kiev, me ç’rast kërkuan lirimin e ish kryeministres Julia Timoshenko, e cila është e burgosur.

Gjatë marshimit të tyre nëpër qendër të kryeqytetit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviq.

Të pranishmit kanë kërkuar edhe hetime gjithpërfshirëse dhe transparente lidhur me dyshimet për rrahjen e saj gjatë dërgimit të saj me dhunë nga burgu në një qendër mjekësore, javën e kaluar.

Demonstruesit mbanin pankarta me parulla “Ukraina pa represion”.

Zonja Timoshenko ishte dënuar tetorin e kaluar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës.

Ajo thotë se është viktimë e persekutimit politik.
XS
SM
MD
LG