Ndërlidhjet

Marnjak: Këtë vit do të bëhen kërkime në 30 lokacione


Ksavije de Marnjak
Ksavije de Marnjak
Në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë, shefi i misionit EULEKS, Ksavije de Marnjak, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të bëhen kërkime në 30 lokacione përkatëse.

Mëtutje, siç njoftoi misioni EULEKS, “edhe 1781 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur nga konflikti në Kosovë”.

Për këtë arsye, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, thekson se EULEKS-i po e ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, në përpjekje për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

“13 vite pas ngjarjeve tragjike, që morën shumë jetë njerëzore, familjeve u janë kthyer mbetjet mortore të rreth 300 personave”, thotë zoti Marnjak, dhe shton se “ky është rezultat i kërkimeve intensive dhe tri sezoneve të punës në terren, me gjithsej 310 operacione në terren”.

Sipas njoftimit, më se 1300 mostra janë dëprguar për analizën e ADN-së.

Para nesh gjenden shumë sfida, thotë Marnjak, por “EULEKS-i do të vazhdoj ta mbështesë fuqishëm DML-në në përpjekje për zbardhjen e fatit të atyre që nuk janë gjetur ende”.
XS
SM
MD
LG